• Tel: +355 67 3333 444

    Njoftime

    Filloni eksperiencen tuaj web hosting me ne
    duke vendosur emrin e domainit
    qe deshironi te regjistroni

    Faqja kryesore e portalit > Njoftime > Shërbimet cloud

    ALBtelecom po zhvillon gjithnjë shërbime dhe produkte të reja si edhe po krijon zgjidhje për të gjitha kërkesat që mund të kenë klientët e ndryshëm në tregun lokal dhe rajonal. Këto zgjidhje telekomunikimi bazohen në ndërthurjen e rrjeteve NGN, infrastrukturës me akses të hapur, infrastrukturës së besueshme dhe të sigurt të IT, një rrjeti kryesor backbone prej fibre qe mbulon të gjithë vendin, një ‘data center’ sipas standardeve ndërkombëtare, ndërlidhje me të gjitha vendet fqinje, si dhe në faktin që ALBtelecom është një ofrues dhe mbajtës i përmbajtjes lokale.
    Shërbimet që ofrohen janë bërë të kërkuara pasi ata ofrojnë hapësirë ruajtje të dhënash të mjaftueshme me çmime të përballueshme dhe të leverdishme. Duhet të theksojmë se këto shërbime janë kaq të kërkuara pasi janë lehtësisht të aksesueshme (dokumentet, fotot, dokumentet video apo çfarëdolloj dokumenti i ruajtur, mund të aksesohet nga cilado pajisje që ka lidhje në internet).
    Me shërbimet “cloud” mund të lidhesh në shtëpi, në punë, në lëvizje nëpërmjet një laptopi/netbook, kompjuteri, celulare smartphone, apo ndonjë pajisje tjetër dhe të vazhdosh punën qe ju është ngarkuar.
    Shërbimet e menaxhuara janë zgjidhja ideale për cilëndo kompani apo individ që dëshiron një infrastrukturë të qëndrueshme, profesionale, lehtësisht të zgjerueshme si edhe të përballueshme për të gjithë aktivitetin e bërë në ambientin e zyrave të saj, praktikisht të gjitha operacionet bazë të një biznesi. Këto shërbime të ALBtelecom do të reduktojnë shpenzimet për administrimin e informacionit (pasi bizneset nuk janë të detyruar t’i kenë në pronësi serverat e tyre, të paguajnë tarifa qiraje, si dhe të kërkojnë më pak burime IT për t’i administruar). Ato janë fleksibël dhe të zgjerueshme në kapacitet në çdo kohë, garantojnë një standard të lartë të sigurisë së informacionit, gjithashtu garantojnë produkte të licencuara (duke bërë që të rritet profesionalisht imazhi, si dhe të përmirësohen aktivitetet e biznesit tuaj). Gjithashtu, ato ofrojnë mundësi zgjerimi dhe ekspozimi në tregun global të e-commerce. Rezultati do të jetë që nëpërmjet këtyre shërbimeve, produktiviteti, aftësitë, efiçenca dhe më e rëndësishmja, fitimi i organizatës suaj do të rritet.

    Përse duhet të zgjidhni shërbimet e menaxhuara të ALBtelecom:
    Fillimisht duam t’ju garantojmë që këto shërbime janë plotësisht të menaxhuara e të sigurta dhe kanë një nivel të lartë suporti. ALBtelecom ka ndërtuar dy qendra të dhënash (datacenters) në dy qytete të ndryshme, çka nënkupton shërbime me besueshmëri të lartë:
    • Mund t’ju ofrojmë përfitime në shpenzimet tuaja (kundrejt alternativave të tjera),
    • Ne po bashkëpunojmë me disa nga furnitorët më të mirë: HP, Cisco, Microsoft, Siemens, VMware, SunOracle, etj.
    • Të gjitha produktet janë të liçencuara dhe janë produkte zyrtare
    • Si klient, do të kesh mundësinë e zgjedhjes nëpërmjet paketave të ndryshme
    • Shërbimet janë krijuar posaçërisht për të mbështetur aktivitetet kryesore të biznesit tuaj si: administratën, IT, marketingun, shitjen, logjistikën, financën, etj.
    • Ambientet ku ndodhen këto qendra janë në pronësi apo kontrollohen direkt nga ALBtelecom (sipërfaqja e përdorur është mbi 450 m2 dhe është në zgjerim e sipër).
    • Ambientet e qendrave të të dhënave (Data Center) ndodhen në Shqipëri, dhe të dhënat tuaja janë në Shqipëri, dhe jo në ndonjë vend tjetër të huaj.
    • Ne do t’ju ofrojmë mbështetje lokale,
    • Dhënia e një shërbimi do të ofrohet në një kohë të shkurtër për shumicën e kërkesave tuaja.
    • Lidhje me shpejtësi të lartë midis Data Center (linja kryesore si edhe linja dytësore),
    • Nivel i lartë sigurie, kujdesi, mbrojtje ndaj zjarrit, kontroll nxehtësie dhe lagështire, mbrojtje ndaj vjedhjes, etj.
    • Kemi instaluar sisteme dytësore të energjisë elektrike që garantojnë 24 orë elektricitet për secilin nga serverat.
    • Një pjesë e mirë e serverave dhe sistemeve të ALBtelecom është instaluar në ‘Data Center’-in tonë,
    • Shërbimet do të ofrohen nga një staf i specializuar (nga ana teknike dhe komerciale).

    Shërbimet e reja që do të ofrohen nga ALBtelecom:
    • Webhosting: Ofrohet nëpërmjet paketave të ndryshme të cilat mund të zgjidhen nga bizneset apo individë me kërkesa të caktuara. Këto paketa janë krijuar duke ofruar hapësirë ruajtjeje, mjete për të kontrolluar shërbimin dhe formate të thjeshta.
    • Email hosting: Janë dizenjuar disa paketa për bizneset që dëshirojnë të kenë sistem profesional emaili gjithashtu që dëshirojnë të zgjerojnë kapacitetet e këtij sistemi në të ardhmen.
    • Server virtual i dedikuar: Ky shërbim është dizenjuar për entitete të cilat dëshirojnë të bëjnë outsource në mënyrë virtuale infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e funksioneve të serverave të tyre por që ky server të jetë i dedikuar për shërbimin e tyre. Ky shërbim është i përshtatshëm për cilëndo entitet që dëshiron të bëjë ‘host’ përdorimet e ndryshme të serverave: si përdorim për aplikime, komunikime, bazë të dhënash (database), file server, internet, sisteme të ndryshme, webserver. Shërbimi është i përballueshëm, i licencuar, me hapësira ruajtje të dhënash të kënaqshme edhe për bizneset me kërkuese.

    Shërbime të tjera që do të ofrohen:
    • Hapësire ruajtje të dhënash (storage): Ky shërbim është i përshtatshëm për abonentë të cilët kërkojnë hapësira shtesë në shërbimet e tyre.
    • Shërbime infrastrukture: Shumë biznese apo klientet me kerkues mund të kërkojnë ti shtojne kontrates qe kane me ALBtelecom edhe hostimin (ruajtjen) e pajisjeve te tyre të telekomunikimit ose te perdorin infrastrukturen e ALBtelecom.
    • Shërbimet e vazhdueshmërisë së biznesit (Business continuity): Këto shërbime do të garantojnë që aktivitetet kryesore të ndërmarrjes tuaj janë të sigurta si edhe që të dhënat e tuaja janë të mbrojtura, nuk janë të kërcënuara si edhe mbetet të sigurta.
    • Mjete që rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin (collaboration & communication tools): ndërmarrja juaj duhet të ecë me të njëjtin hap me ndryshimet më të fundit të teknologjisë, për të arritur këtë, biznesi juaj duhet të përmirësoje komunikimin dhe bashkëpunimin qoftë brenda por gjithashtu dhe jashtë tij.
    • Shërbime të tjera të menaxhuara. Shume shpejt edhe shërbime të tjera të menaxhuara do të ofrohen për klientët në treg.


    Thursday, April 30, 2015



    « Kthehu

    Të gjitha të drejtat rezervuar 2015 ALBtelecom.